LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Për të pagjeturit do të diskohet në Bruksel

Thaçi: Për të pagjeturit do të diskohet në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me drejtues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve kanë bërë homazhe tek Memoriali i personave të pagjetur.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar se personalisht do angazhohet që kjo çështje të mbyllet.

Presidenti Thaçi tha se për të pagjeturit do të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe se kjo çështje do të mbyllet shumë shpjet.


“Kjo çështje do të shtohet për biseda edhe në Bruksel. Duhet të angazhohemi që të mbyllet kjo çështje të mbyllet sa më shpejt”.

Madje ai paralajmëroi edhe angazhim personal në këtë drejtim, duke shtuar se do të diskutohet me çdo mekanizëm ndërkombëtar që Serbisë t’i bëhet presion që të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Nuk ka fjalë që mund të shpreh dhimbjen kohë e ndërrimit të moteve, ju mani plagën më të rëndë që nga pas lufta. Duhet të punojmë që të bindim edhe autoritet në Beograd”, tha Thaçi.

Ndërsa, këshilltari politik i kryeministrit, Jahja Lluka u zotua se ligji për të pagjeturit do të procedohet së shpejti në Kuvend për të ndryshuar nenin lidhur me benificionet, pasi që kjo është kërkesë e kamotshme e familjarëve dhe ata do t’i marrin beneficionet e merituara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori