LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për pjesëmarrjen në zgjerimin e Kanalit të Panamasë, Kosova po përfaqësohet në çdo cep të botës

Thaçi për pjesëmarrjen në zgjerimin e Kanalit të Panamasë, Kosova po përfaqësohet në çdo cep të botës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me dhjetëra liderë botërorë, ka marrë pjesë në ceremoninë historike të inaugurimit të zgjerimit të Kanalit të Panamasë.

Me këtë rast, Thaçi ka theksuar se përfaqësimi i Republikës së Kosovës në këtë ngjarje, krahas shteteve tjera të botës, forcon prezencën dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë.

“Ftesa për të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore është një dëshmi se Kosova çdo ditë e më shumë po e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar, po e konsolidon pozitën e vet në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.


Gjatë shënimit të kësaj dite, presidenti Thaçi ka zhvilluar shumë takime me homologë nga shtetet e Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore.

Presidenti ka takuar edhe përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur formalisht pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar nga ta që sa më shpejtë të marrin vendimin për njohjen e saj, duke iu bashkuar 111 shteteve të botës.

“Jam takuar me presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të shteteve nga Amerika Latine që nuk na kanë njohur. Ka një frymë shumë optimiste që të lëvizet drejt një pranimi më të shpejtë të Kosovës, madje edhe te shtetet që deri sot kanë hezituar ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Hashim Thaçi, është shprehur se Kosova po përfaqësohet në çdo cep të botës, përkrah shteteve më të fuqishme të botës. Në ceremoninë e inaugurimit në Panama janë përfaqësuar mbi 60 shtete të botës nga presidentë, kryeministra dhe ministra të Jashtëm.

Kanali i Panamasë është hapur 102 vite më parë. Për të akomoduar anijet e mëdha të shekullit XXI, është bërë zgjerimi i kanalit të vjetër, si dhe është hapur një pjesë e re e kanalit. Të dielën, më 26 qershor, është mbajtur ceremonia e përurimit të pjesës së re të kanalit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe

PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe

Politikë
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori