Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Thaçi dhe Palmer kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, për zhvillimet politike në vend, për procesin e integrimeve euroatlantike, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, FSK-në dhe dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar zyrtarin amerikan për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin popullit dhe shtetit të Kosovës.
Duke folur për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se pas marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është radha e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Është momentum i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka siguruar presidentin Thaçi se SHBA-ja e mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi ka theksuar se SHBA-ja mbetet partneri më strategjik që ka Kosova në rrugëtimin e pandalshëm drejt anëtarësimit euroatlantik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?