LAJMI I FUNDIT:

Thaçi-Orav: Të përmbushen detyrimet dhe standardet e vendosura nga Komisioni Evropian

Thaçi-Orav: Të përmbushen detyrimet dhe standardet e vendosura nga Komisioni Evropian

Partia Demokratike Shqiptare në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka njoftuar se sot në selinë qendrore të partisë ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e BE-së, Aivo Orav.

‘Kryetari Thaçi fillimisht e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin e tij në zgjidhjen e krizës së thellë politike në Maqedoni, si dhe për angazhimet e BE-së lidhur me zhvillimet e proceseve demokratike në vend.

Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.


Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

Ambasadori Orav falënderoi Kryetarin Thaçi për rolin konstruktiv të PDSH-së si dhe për kontributin që e jep në këtë proces, duke shpresuar në vazhdim të dialogut të mirëfilltë dhe në përmbushjen e detyrimeve dhe standardeve të vendosura nga Komisioni Evropian’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori