Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se dialogu me Serbinë është në krizë dhe se janë disa faktor që kanë ndikuar për këtë, por pavarësisht kësaj, i pari i shtetit u shpreh se është momenti më i mirë për të arritur një marrëveshje në mes dy vendeve.
Për opinionet e ndryshimet të kufijve, Thaçi tha se është keqkuptim dhe kurrë në tavolinë nuk ka qenë shkëmbimi i territoreve.
Mirëpo, Thaçi tha se për të arritur marrëveshjen përfundimtare duhet demarkim i kufijve.
“Frikësohem që nëse nuk arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës do të jetë me plotë pengesa dhe i gjatë. Unë nuk jam ithtarë i një rrugëtimi palestinez të Kosovës për konsolidimin ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë integrimi i Serbisë do të vonohet shumë. Kurrë në tavolinë nuk ka qenë ndonjë ide e shkëmbimit të territoreve por për arritjen e marrëveshjes përfundimtare duhet ndodhë demarkimi i kufirit”, tha ai. përcjell KP.
Sipas tij, korrigjimet e kufijve kanë ndodhur dhe në shtete të tjera dhe se kjo është në kuadër të çështjeve të hapura që kanë me Serbinë përfshi krimet serbe në Kosovë.
Për t’i arritur këto, Thaçi në forumin e sigurisë në Mal të Zi, kërkoi angazhim unik mes BE-së dhe ShBA-së për zgjidhje të marrëveshjes përfundimtare.
“Të vazhdohet zbatimi i gjitha marrëveshjeve të vitit 2013 që janë në përputhje me ligjet e Kosovës. Nuk do të lejohet një Republika Serbe në Kosovë. Është një proces i ndjeshëm, për shkak të kaluarës së hidhur për shkak të asaj që ka ndodhur. Por nuk shohë moment më të mirë për të arritur një marrëveshje historike përfundimtare. Rruga më e vështirë dhe drejt është në rrafshin demokratik. Ne kemi fituar mbi 100 njohje, por kemi pengesa të Serbisë dhe Rusisë për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Shqetësimi tjetër është që as BE nuk ka arritur që të nxit vendet anëtare për Interpol. Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen, 5 vendet e BE-së do të njohin Kosovën dhe Rusia nuk besoj që do të jetë më serb se Serbia dhe në rrafshin vendor do të ketë përfitime të mëdha”, tha ai.
Kurse për komunitetin serb në veri të Kosovës, Thaçi tha se Beogradi po nxit bojkotimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos