Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se sulmi që ka ndodhur në metron e Shën Petresburgut në Rusi është një akt qyqar dhe kriminal.

“Sulmi në metron e Shën Petersburgut është akt qyqar dhe kriminal. Ngushëllime njerëzve dhe Qeverisë së Rusisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.


Ai i ka shprehur ngushëllime popullit dhe qeverisë ruse për këtë sulm.

Pas këtij akti terrorist kanë mbetur të vdekur dhjetë veta dhe mbi 50 të tjerë kanë mbetur të lënduar.