Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Ahmeti, pas vdekjes së Xhafer Ahmtit, konsullit të Kosovës ne Mal të Zi.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e parakohshme të Xhafer Ahmetit”


“Ka qenë gjithmonë një bashkëpunëtor i mirë dhe i çmuar. Ishte një prej diplomatëve më të dalluar të Kosovës, me përplot energji për të punuar”.

“Ngushëllime familjes Ahmeti, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar presidenti në Facebook.