Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, mori mbrëmë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington, për ndër të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në këtë mbrëmje ishin të ftuar shumë përfaqësues të shtetit amerikan, personalitete të jetës politike dhe kulturore.
Kreu i shtetit, derisa shprehu falënderimin ambasadores Çitaku, për organizimin e kësaj ngjarjeje, falënderoi edhe të pranishmit e tjerë, që siç tha ai janë këtu për të festuar një ditë shumë të veçantë për njerëzit e Kosovës.
Para shumë diplomatëve, presidenti Thaçi ka kujtuar ditën e shpalljes së pavarësie së Kosovës, duke e përshkruar si emocionuese.
“Unë u bëra Kryeministër disa muaj më parë dhe nuk flija gjithë natën, sepse po përgatitesha ta lexoja Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Isha gati të deklaroja atdheun tim si të lirë, demokratik dhe të pavarur. Ajo ditë nuk ishte një ditë e zakonshme”, theksoi presidenti Thaçi.
Ai tha se si kurrë më parë, njerëzit në të gjithë vendin dhe shumë të tjerë që vinin nga e gjithë bota, mbushën rrugët dhe sheshet e ngushta të qytetit, duke shtuar tutje se shumica e tyre ishin të lumtur për kapitullin e ri dhe fillimin e ri, por shumë ishin të trishtuar, duke kujtuar sakrificën që dhamë për pavarësinë.
Sipas tij, mijëra njerëz vdiqën, dhjetëra mijëra gra që ishin përdhunuar, njerëz të panumërt humbën gjithçka për lirinë dhe pavarësinë tonë.
“Duke shkuar në ndërtesën e Kuvendit, po mendoja gjithashtu për babanë dhe nënën time, dhe shumë gjenerata të tjera që kishin jetuar nën aparteid, pa shkollim në gjuhën e tyre, pa tri elementet të cilat amerikanët i kishin cilësuar si më të rëndësishmet në Deklaratën Amerikane të Pavarësisë: lirinë, jetën dhe lumturinë”, theksoi ai.
Duke e cilësuar këtë moment si më të lumturin dhe më të rëndësishmin në jetën e tij, kreu i vendit tha, “Ishte momenti më i lumtur dhe më i rëndësishëm i jetës sime. Ishte momenti më i lumtur për popullin tim dhe ishte një moment i veçantë për të gjithë miqtë e Kosovës. Ishte një udhëtim i vështirë dhe i gjatë”, vijoi presidenti Thaçi.
Ai ka kujtuar ushtarët amerikanë që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për paqen në Ballkan, miqtë e Kosovës këtu në Amerikë, të cilët besuan në ne. Sipas tij, ata ofruan dritë në errësirë dhe ata ofruan ngushëllim në kohë trishtimi.
“Njerëz si kongresmeni Engel, senatori Dole, kongresmeni Lantos – shumë, shumë të tjerë që besuan në ne. Kur erdhi puna tek Kosova nuk kishte rëndësi nëse ishit demokrat apo republikan, dhe – jam i lumtur të shoh – që nuk ka rëndësi as tani” theksoi ai.
Presidenti Thaçi tha se Kosova është i vetmi vend ku bulevardi i presidentit Klinton kryqëzohet me bulevardin e presidentit Bush, duke shprehur po kështu edhe falënderimin për diasporën.
“Diaspora jonë në Amerikë mësoi diçka të rëndësishme – duhet të punoni për të realizuar ëndrrat dhe ata kanë punuar shumë, kanë dhënë gjithçka për të realizuar ëndrrën e pavarësisë së Kosovës” tha presidenti Thaçi.
Kreu i vendit, ndër tjera tha se kurrë nuk do ta harrojmë natyrën e drejtë të luftës sonë, qëllimin e pastër të luftës sonë dhe rezultatin e bekuar të përpjekjeve tona. Në ditë të veçanta si kjo ne rikujtojmë të kaluarën, por dua të them një gjë për të ardhmen: “Unë jam i bindur tani, më shumë se sa isha i bindur kur lexova Deklaratën e Pavarësisë dhjetë vjet më parë – se e ardhmja e Kosovës dhe e ardhmja e miqësisë sonë me Amerikën është e sigurt”, vijoi presidenti.
Duke shtuar tutje se ne do të mbetemi një partner i besuar i bashkësisë ndërkombëtare, dhe në veçanti të Shteteve të Bashkuara.
“Kosova është një vend me popullsinë më të re në Evropë dhe synimi jonë për t’u bërë anëtar i BE-së, NATO-s dhe OKB-së do të arrihet”, theksoi ai.
I pari i vendit tha se jam krenar që jam President i shtetit më pro amerikan në botë, duke shtuar tutje se “Bota është një vend më i mirë sot për shkak të pavarësisë së Kosovës dhjetë vjet më parë”, tha në fund presidenti Thaçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasje në tentativë në Morinë, shtetasi i Shqipërisë raporton se persona të panjohur e kanë plagosur
Nesër në Tetovë do të hapet ekspozita “Tingujt Vizuel” e piktores nga Kosova, Liridona Gjuka Bogu
Vjedhje grabitqare në një dyqan në Prishtinë, marrin disa produkte ushqimore dhe sulmojnë punëtorin e sigurimit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri