LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në pritjen e ambasadorit Delawie: Kosova do të jetë shtëpia e jote e dytë

Thaçi në pritjen e ambasadorit Delawie: Kosova do të jetë shtëpia e jote e dytë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë lamtumirëse për ambasadorin Greg Delawie, ka thënë se Kosova do të jetë përherë shtëpia e tij e dytë.

Presidenti Thaçi sot ka organizuar një ceremoni lamtumirëse për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ku e ka falënderuar ambasadorin për të gjitha që ka bërë për Kosovën, duke e quajtur Kosovën me fat që ka miq si ambasadori Delawie.

“I nderuar ambasadori Delawie, Kosova është me fat që ka miq dhe përkrahës siç jeni ju, me punën tuaj, me përkushtimin tuaj, keni përkushtuar çdo ditë, për një Kosovë çfarë e dëshirojnë qytetarët e Kosovës, për qeverisje edhe më të mirë, për sundim të ligjit edhe më të fortë, për një ekonomi edhe më të fortë. Jeni angazhuar për një Kosovë më të konsoliduar ndërkombëtarisht, për një Kosovë më të bukur dhe më të pastër”, ka theksuar presidenti Thaçi.


Presidenti Thaçi edhe me këtë rast ka folur për dialogun me Serbinë, e që sipas tij, arritja e një marrëveshjeje paqësore, është e vetmja mundësi për integrim në BE dhe në NATO.

“Jemi të vetëdijshëm, që për të hyrë në Bashkimin Evropian, NATO, por edhe në institucionet tjera ndërkombëtare, duhet të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë, prandaj mbesim të përkushtuar që të gjejmë një kompromis me Serbinë, për të siguruar jo vetëm njohjen nga Serbia, dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, por edhe për të siguruar perspektiven tonë evropiane”, tha presidenti Thaçi dhe shtoi se e di që nuk do të jetë proces i lehtë, “do të jetë proces i vështirë, ballafaques, pro është rruga e vetme për të  lëvizur përpara, duke ndërtuar një fqinjësi të mirë, për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, dhe të ardhmen evropiane dhe të Serbisë, edhe të rajonit në Ballkanin Perëndimor”, raporton kp.

Po ashtu, ai tha se për anëtarësim në NATO, duhet të formohet ushtria, dhe do të vazhdojnë punën në themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori