Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Berlin, ka mbajtur një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Para shumë përfaqësuesve shtetëror në Gjermani, para shumë diplomatëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave, presidenti Thaçi ka thënë se Gjermania është dëshmuar si një mike dhe përkrahëse e madhe e Republikës së Kosovës.
Siç njofton Presidenca, Thaçi ka theksuar se populli i Kosovës dikur ka gjetur strehë në këtë vend në kohët më të vështira, derisa shumë prej tyre janë kthyer në vendlindje, të tjerët janë integruar në shoqërinë gjermane.
“Gjermania ka mbështetur Kosovën dhe kosovarët në periudhat më të errëta, duke marrë pjesë e intervenimit të NATO-s. Gjermania është gjithashtu një nga donatorët dhe investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe po e ndihmon Kosovën në shumë sektorë, nga sundimi i së drejtës në investimet në energji”, ka shtuar ai.
Sipas tij, roli i Gjermanisë në mbështetjen e Kosovën në arenën ndërkombëtare ka qenë dhe mbetet thelbësor, derisa sot Berlini është bërë edhe simboli më i fortë i ideve dhe vlerave demokratike evropiane.
Thaçi, duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës ka theksuar se nesër, 9 maji , Dita e Evropës, është festë publike në Kosovë.
Kosova sipas tij, është e përkushtuar ndaj perspektivës euro-atlantike, ku mbi 90% e kosovarëve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO.
“Ne duam të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian dhe duam të jemi anëtarë të NATO-s. Ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi të njëjtat shpresa dhe dëshira për të gjithë fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor. Fati ynë dhe historia jonë janë brenda familjes evropiane”, ka paralajmëruar Presidenti.
Ai ka përmendur tri çështje të rëndësishme, të cilat i ka ndarë me të pranishmit në këtë ligjëratë.
“Së pari, ka ardhur koha për t’i mbyllur çështjet dypalëshe. Në rajonin tonë ka shumë çështje të hapura midis 6 shteteve. Çështja me e ndjeshme është marrëdhënie mes Kosovë dhe Serbisë. Kjo nuk është një çështje e re. Është një problem njëqindvjeçar dhe ne u përpoqëm t’i normalizojmë marrëdhëniet, por tani ka ardhur koha të bëjmë më shumë sesa komunikime konstruktive”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
Presidenti Thaçi ka treguar se Gjermania ishte një nga shtetet e para që njohura pavarësinë e Kosovës, që u shoqërua me 116 njohje dhe anëtarësim në rreth 200 organizata ndërkombëtare.
“Së dyti, kemi humbur dekada në kriza dhe luftëra dhe në rajonin tonë ne duhet të përqendrohemi në ndërlidhjen mes shteteve tona. Ndërlidhja u bë fokus i Procesit të Berlinit, i cili është përbën një nga nismat më të rëndësishme diplomatike gjermane për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Kosova është përgjithmonë mirënjohës që Gjermania, së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së që ndajnë qëndrimin me Gjermaninë, e rikthyen në agjendë Ballkanin Perëndimor dhe procesin e zgjerimit.
Thaçi para të pranishmëve në njërin nga institucionet me prestigjioze të politikës së jashtme në Gjermani, ka thënë se samiti i Sofjes është një ngjarje historike, meqë përbën herën e parë që të gjithë liderët e të gjitha shteteve anëtare të BE-së do të takohen me liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Ne të gjithë jemi të interesuar që ta shfrytëzojmë momentumin pozitiv që erdhi si rezultat i Strategjisë së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor të miratuar në shkurt të këtij viti”, ka shtuar ai.
Si çështje të tretë, presidenti Thaçi ka përmendur nevojën për Gjermaninë që ajo të jetë edhe më e guximshme dhe madje edhe më e drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor.
“Për disa vite, kemi pasur mungesë të fokusit të diplomacisë në Ballkan. Sot, nacionalizmi dhe ekstremizmi janë më të rrezikshëm se një dekadë më parë. Ne nuk mund të qëndrojmë në këtë status-quo përgjithmonë. Por për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ne kemi nevojë për një angazhim të madh nga miqtë tanë në Berlin, Bruksel dhe Uashington”, ka thënë ai.
Sipas tij, ka disa ide që ai nesër do t’i diskutoj me kancelaren Merkel rreth asaj se si të angazhohet Brukseli 100% në fazën e ardhshme të dialogut.
“Jam i bindur se kancelarja Merkel do t’i japë udhëzimet e duhura, kohën dhe kornizën e duhur. Pse po e them këtë? Po e them sepse unë besoj fuqishëm se Kosova, Serbia dhe Ballkani Perëndimor besojnë në Gjermaninë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, ambasadori Wolfgang Ischinger, ka thënë se BE-së, i duhet një lidership më të madh.
“Unë pajtohem me ju President dhe me mesazhin që do t’ia përcillni nesër kancelares Merkel. Është i nevojshëm një lidership nga BE-ja, e sidomos nga Berlini. Pa këtë, gjërat nuk do të ndodhin”, ka shtuar ai.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Ischinger kanë thënë se BE-ja nuk duhet të vonoj me liberalizimin e vizave dhe ajo duhet të ndodh këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Basha i përgjigjet Ramës: Në drejtimin tim Tirana s’kishte vjedhje me inceneratorë dhe pastrim parash të krimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/rama-bashaaaa-e1535712243355-1024x640-1-380x233.jpeg)
Basha i përgjigjet Ramës: Në drejtimin tim Tirana s’kishte vjedhje me inceneratorë dhe pastrim parash të krimit
![Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/02/Organizata-Germin-ankesene-PZAP-rreth-vendimit-te-fundit-te-KQZ-se-foto-Ridvan-Slivova-5-380x233.jpg)
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat
![Rama ironizon Bashën: Luli ishte omëlsina e të gjithëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/08/Basha-rama-a-380x233.jpg)
Rama ironizon Bashën: Luli ishte omëlsina e të gjithëve
![Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aurora-tila-780x439.jpeg)
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/barnatore-780x439.png)
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin