Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, ndërsa tha se në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shoqëria shqiptare është në pozicionin më të mirë historik.
Thaçi është shprehur i nderuar që ka marrë pjesë në hapjen e punimeve të kësaj konference, 140 vjet pas Lidhjes Shqiptare e Prizrenit, të organizuar nga dy akademitë e shkencave, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.
“Është koha që shkencëtarët ta studiojnë dhe vlerësojnë jo vetëm rilindjen tonë kombëtare, Lidhjen e Prizrenit, por të gjitha periudhat e historisë shqiptare me objektivitet shkencor të dijes bashkëkohore. Historia, e vërteta është një, e pakorrigjueshme, ndërsa historiografia duhet të shkruhet në përputhje me të vërtetën dhe të korrigjohet nga ndikimi ideologjik, censura dhe format e tjera”, u shpreh Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë se dy akademitë tona, 140 vjet pas Lidhjes së Prizrenit, mund të veprojnë në kushte shumë më të volitshme se në të gjitha kohët deri më tash, sepse më nuk ka as diktaturë, as robëri.
“Lidhja e Prizrenit ishte veprim dhe rezultat i situatës së re gjeopolitike që solli kriza lindore. Me vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani, shumica e trojeve shqiptare, edhe ashtu të ndara në disa vilajete, u jepeshin shteteve fqinje. Ndërsa, në Kongresin e Berlinit, ku Fuqitë e Mëdha vendosnin pa e përfillur vullnetin e popullit shqiptar, ishte thelluar padrejtësia historike, me marrjen e vendimeve për implementimin e këtij copëtimi. Kështu, shqiptarët kërcënoheshin nga tri rreziqe: shpërbërja territoriale, asimilimi dhe zhdukja fizike”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se në këtë situatë të re, shqiptarët nuk ndenjën duarkryq.
Ai tha se më 10 qershor 1878, përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare në Prizren krijuan organizatën me karakter politik, ushtarak dhe ekzekutiv, që do t’i kundërvihej synimit të copëtimit të tokave shqiptare me të gjitha mjetet.
“Lidhja e Prizrenit është organizata më e rëndësishme politike dhe ushtarake e popullit shqiptar, e krijuar katër shekuj pas qëndresës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kryengritjet e shumta, memorandumet drejtuar kancelarive të Fuqive të Mëdha, protestat dhe forma tjera të qëndresës e karakterizuan periudhën e Lidhjes së Prizrenit”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai tha se rilindësit shqiptarë ishin personalitete që me idealizëm të rrallë, në kushtet kur në tokat shqiptare nuk kishte asnjë institucion kulturor dhe arsimor, vunë themelet e ndërgjegjes kombëtare, duke tejkaluar ndarjet krahinore dhe fetare.
Presidenti tha se Rilindja Kombëtare krijoi vetëdijen për identitetin e kombëtar shqiptar, të bazuar mbi vlerat e përbashkëta të gjuhës, kulturës, traditave dhe të njësisë territoriale.
Në zhvillimet dramatike gjatë Luftës së Parë Ballkanike, presidenti Thaçi ka thënë se ndodhi paradoksi historik dhe territori shqiptar që më së shumti kishte kontribuar për bërjen e Shqipërisë, Kosova, por edhe viset e tjera shqiptare, mbetën padrejtësisht jashtë Shqipërisë.
“Me gjithë fatin tragjik, Kosova e ruajti esencën dhe bërthamën e saj kombëtare. Gratë dhe burrat që u angazhuan në procesin e pavarësisë së Shqipërisë, vazhduan me të njëjtin idealizëm rezistencën për çlirimin e Kosovës, duke dhënë jetën për ëndrrën dhe idealin e lirisë si Hasan Prishtina, Shotë Galica, Azem Bejta dhe të tjerë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit ka thënë se pas një shekull sundimi nga të gjitha regjimet dhe administrimet e Beogradit, Kosova më në fund arriti ta krijojë organizatën më të rëndësishme politike dhe ushtarake në historinë e kombit shqiptar, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Vizioni i saj properëndimor bëri që të gjejë mbështetje te bota demokratike, tek SHBA-të, shtetet e BE-së dhe NATO. Për herë të parë në histori shqiptarët qenë pjesëmarrës, folën dhe vendosën në interesin e tyre në Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje dhe Paris më 1999”, shtoi presidenti Thaçi.
I pari i vendit theksoi se në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shoqëria shqiptare është në pozicionin më të mirë historik.
Presidenti Thaçi pohoi se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, në rrugë drejt anëtarësimit në BE, kurse shteti i Kosovës është konsoliduar si shtet, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar dhe tani në fokus ka objektivin e tretë, atë të integrimeve euroatlantike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?