Më tutje, ai i tha agjencisë AP se "Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe e Kombeve të Bashkuara dhe ne do të njihemi nga e gjithë bota".

Këto komente zoti Thaçi i bëri në vigjilje të njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Duke u shprehur për numrin e vendeve, që deri tash e kanë njohur Kosovën, ai tha se nuk janë të rëndësishëm numrat "por vlera që ata përfaqësojnë".

Kryeministri Thaçi tha se ka marrë mesazhe urimi nga presidenti amerikan, Barack Obama dhe liderët e tjerë botërorë, për njëvjetorin e pavarësisë. /REL/