Drejtori i ri i KEK-ut, zgjedhur Njazi Thaçi ka njoftuar se sot deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë vizituar Termocentralet e KEK-ut, ku u interesuan për gjendjen aktuale dhe ndotjen e ambientit.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se KEK-u si gjigandi me i madh energjetik në rajon dhe vlera më e rëndësishme e shtetit nuk mund ta mohojnë se shkakton ndotje, por është spekulim i madh kur thuhet se është shkaktari kryesor i ndotjes.
Më poshtë postimi i plotë i Thaçit:
Deputetë të Kuvendit të Kosovës vizituan sot Termocentralet e KEK-ut. Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Muharrem Nitaj, zëvendëskryetarja, Besa Gaxherri dhe anëtarët e komisionit, Salih Zyba, Salih Salihu dhe Andin Hoti u interesuan për gjendjen aktuale të termocentraleve, dhe me theks të veçantë u interesuan për temën qe tani është aktuale dhe shqetësimi me i madh i qytetarëve, ndotja e ambientit.
Bashkërisht në këtë vizitë ishte edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi.
Me kënaqësinë me të madhe dhe sinqeritetin me të madh, se bashku edhe me drejtorët e tjerë, i prezantuam gjendjen reale se sa ndikojnë Termocentralet e KEK-ut në ndotjen e ambientit, çfarë investime janë bërë deri me tani për të përmirësuar gjendjen alarmante qe e kemi trashëguar, dhe çka parashihet të investohet deri në vitin 2021 për të qenë TC në harmoni të plotë me parametrat e lejuar të Bashkimit Evropian.
Deputetët, vizituan edhe objektet e Termocentralit “Kosova B” dhe u njoftuan nga afër me funksionimin tij. Po ashtu, me kërkesën e tyre shikuan nga afër edhe funksionimin e Elektro Filtrave për të cilët spekulohet në opinion qe çaktivizohen në raste të caktuara dhe si pasoj e kësaj shkaktohen ndotje të mëdha në ambient. Një gjë e tillë, siç i dëshmuam edhe deputetëve është e pamundur dhe nuk është në interesin e askujt e aq ma pak të punëtorëve të KEK-ut.
Biseduam për shumë çështje dhe i ofruam informacione për çdo pyetje të deputetëve dhe me theks të veçantë i sqaruam se KEK-u si gjigandi me i madh energjetik në rajon dhe vlera me e rëndësishme e shtetit nuk mund ta mohojmë se shkakton ndotje, por është spekulim i madh kur thuhet se është shkaktari kryesor i ndotjes.
KEK-u nuk hyn në mesin e ndotësve me të mëdhenjtë dhe nuk duhet të paragjykohet si i tillë, por duhet të identifikohen shkaktarët e tjerë qe në sezonin e dimrit aktivizojnë ngrohjen me thëngjill dhe lëndë të tjera të djegës në mënyrë të pakontrolluar.
Për informimin e të gjithëve, KEK-u në dhjetëvjeçarin e fundit ka mbyllur ciklin e investimeve të mëdha në përmasimin e ambientit duke investuar 57 milion Euro. Kemi larguar tonelata mbetje të hirit dhe materie të tjera të rrezikshme të grumbulluara shekuj me radhë. Kemi mbuluar dhe kthyer në gjelbërim qindra hektar tokë të degraduar. E kemi eliminuar njërin nga ndotësit permanent qe ka qenë bartja në sheriat të hapur të hirit duke e kthyer në transportues të mbyllur dhe qe shkaktojnë zero ndotje në hapësirë.
Kemi investuar në Elektro Filtrat e “Kosovës A” dhe e kemi sjellë në parametrat e lejuar të Bashkimit Evropian.
3 Vitet e ardhshme me donacion të BE-se do të investojmë edhe 79 milion euro të tjera në komponenten ambijentale ne Termocentralet e “Kosovës B” ku parashihen ndêrrimi i elektro filterave sipas standardeve europiane dhe NOx.
Pra, KEK-u nuk është ai qe flitet as kur paragjykohet, por është pasuria me e madhe e Kosovës dhe shtylla kryesore ekonomike për të cilën është punuar shumë dhe po vazhdojmë të punojmë për t’i sjellë energji elektrike këtij vendi me koston me të lirë të mundshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë