Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar sërish për të dytën herë sot në rrjetin social Facebook.
Kësaj radhe Thaçi ka reaguar ndaj shoqërisë civile, e cila i ka dërguar letër presidentit lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve.
“Kosova është me fat që ka shoqëri civile aktive, që reagon në nevojat e shoqërisë dhe punon për interesat e qytetarëve të Kosovës. Jam në të njëjtën vijë me ta, pasi edhe unë udhëhiqem në punën time nga përkushtimi për të realizuar interesat e qytetarëve”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i Thaçit:
Kosova është me fat që ka shoqëri civile aktive, që reagon në nevojat e shoqërisë dhe punon për interesat e qytetarëve të Kosovës. Jam në të njëjtën vijë me ta, pasi edhe unë udhëhiqem në punën time nga përkushtimi për të realizuar interesat e qytetarëve. Edhe në procesin e dialogut udhëhiqem nga ky parim dhe po angazhohem për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë.
Për qytetarët e Kosovës, nuk është në interes të ruhet Status Quo-ja. Kjo po e pengon përparimin e Kosovës dhe konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të shtetit tonë. Duke arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ne do të lëvizim përpara dhe do t’i hapim rrugë zhvillimit të papenguar të Kosovës. Ndërsa, duke mbyllur kapitullin e luftës dhe armiqësive me Serbinë, ne do t’i hapim rrugë zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Duke marrë njohjen nga Serbia dhe duke siguruar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, ne do të bëhemi pjesë e mekanizmave që mbrojnë dhe garantojnë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët tanë. Hapja e një kapitulli të ri të paqes krijon perspektivë të qartë dhe të sigurt evropiane për shtetin tonë.
Kosova është bërë faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Është bërë shembull i ballafaqimit me të kaluarën dhe i ndërtimit të shoqërisë shumetnike, ku të gjithë jetojnë në tolerancë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike e fetare. Duke konsoliduar shtetin dhe shoqërinë kosovare, ne i forcojmë edhe më tutje këto vlera, të cilat paraqesin themelin e shtetit dhe shoqërisë sonë.
Paqja e përhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë do të thotë edhe paqe e stabilitet i qëndrueshëm në tërë rajonin tonë. Në të njëjtën kohë, ashtu sikurse edhe në të kaluarën, në çdo hap do të koordinohem edhe me partnerët tanë perëndimorë.
Duke parë që jemi në të njëjtën vijë në angazhimin tonë për të siguruar jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përsëris ftesën dërguar shoqërisë civile që të bëhen pjesë e dialogut dhe të kontribuojnë konkretisht në mbylljen e kapitullit të luftës dhe hapjen e kapitullit të ri për Kosovën dhe tërë rajonin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe