Të premten ishte dita e fundit kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhej që ekipit negociator, të votuar në Kuvend, t’ia dorëzonte dokumentacionin për mbarëvajtjen e procesit të dialogut të zhvilluar me Serbinë në Bruksel.
Bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti, ndryshe nga java e kaluar kur caktoi afate kohore, kësaj radhe nuk po e bën të njëjtën. Por, thotë se do të ishte mirë që ta kenë atë dokumentacion para të mërkurës.
Sipas tij, Thaçi po heziton për të proceduar dokumentet e kërkuara për dialogun, ku përkundër kësaj, shprehet optimist se nuk do të mungojë bashkëpunimi.
Si delegacion shtetëror, Ahmeti thotë se presin që t’i kenë të gjitha informatat nga presidenti Hashim Thaçi.
“Tekstet specifike, na u tha edhe në Bruksel, që nuk ka ndonjë marrëveshje që është bërë, është e shkruar, e tash ka mbetur vetëm që të bëhet. Pra, këto janë të gjitha tema të diskutimit. Dëgjova që nuk është këtu presidenti, por në përgjithësi edhe Blerim Shala tha se janë të gatshëm në çdo minutë të na përgjigjen në ftesa për takime dhe po ashtu të na dorëzohet çdo gjë që kanë mbajtë gjatë takimeve në Bruksel. Unë pres që do të ketë bashkëpunim dhe koordinim. Ka hezitim, po e shoh se ka një hezitim, megjithatë, jemi në fillim të këtij procesi të rëndësishëm… Nuk është që tash kom me shku në zyrë të presidentit, me e bastisë zyrën me lyp. Nuk jemi as hetues e as prokurorë”, tha ai.
Ndonëse, këtë javë pritet që ekipi negociator të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun, Ahmeti thotë se deri më tash kanë marrë vetëm disa informata gjysmake.
E në rast se presidenti nuk i dorëzon dokumentet e kërkuara ekipit shtetëror, i pari i PSD-së, thotë se shkelet rezoluta.
“Besoj që në proces e sipër do ta kemi bashkëpunimin e plotë. Në qoftë se jo, atëherë kjo është shkelje edhe e rezolutës dhe besoj që edhe ligjit kur të hyjnë në fuqi, që të mos të kemi këtë bashkëpunim. Por, nuk pres që nuk do të ketë bashkëpunim. Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë”, u shpreh ai.
Megjithatë, ai shprehet se është shumë me rëndësi që dokumentet të dorëzohen para të mërkurës, në mënyrë që të plotësojnë sa më mirë platformën që pritet ta dorëzojnë në Kuvend.
“Deri më tash disa informata gjysmake i kemi marrë. Mirëpo ideja është që edhe nesër deri të mërkurën, kur e kemi takimin me delegacionin shtetëror ku diskutohet për platformën, t’i kemi edhe këto, edhe të kemi inputin e presidencës në atë platformë, që në qoftë se ka tekst i cili do ta vështirësojë punën më vonë, nuk do të ishte mirë që të mos ta kemi atë si informatë”, tha ai, raporton KP.
Eugen Cakolli nga KDI thotë se presidenti i vendit duhet t’i dorëzojë ekipit negociator dokumentet që posedon për dialogun.
Ai thotë se që nga përfshirja e presidentit Thaçi në këtë proces të dialogut, është vërejtur se ka një tendencë që ky i fundit të jetë prijës i ekipit të dialogut.
“Presidenti Thaçi duhet që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit ndërmjet delegacionit shtetëror si i mandatuar nga Kuvendi dhe institucionit të presidentit, me mandatin e tij kushtetues, t’i ofrojë gjithë dokumentacionin që është në posedim nga ana e presidencës mbi atë se çfarë është biseduar, në mënyrë që ky proces të jetë i shoqëruar nga një transparencë që do ta rriste edhe nivelin e llogaridhënies ndaj qytetarëve në përgjithësi, por do të kishte ndikim edhe në vet integritetin e procesit zgjedhor”, u shpreh ai.
Cakolli shprehet se edhe anëtarët e ekipit negociator duhet të tregojnë transparencë për atë që bisedohet në Bruksel, pasi që thotë se vet këta të fundit dikur e kishin përshkruar këtë proces si “proces të territ informativ”.
“Në rast se ekipi negociator do t’i kishte këto dokumente, do të duhej që sapo t’i marrë në rastin tonë, t’i raportojë para Kuvendit të Kosovës mbi atë se çfarë është diskutuar në Bruksel herën e fundit dhe të arriturat e deritashme, për shkak se vetë këta të fundit kanë thënë se ky proces është shoqëruar nga një terr informativ dhe në posedim të këtyre dokumenteve do të duhej që ata të bënin gjënë më normale, që është informimi i publikut mbi atë se çfarë ka ndodhur deri më tani me dialogun”, tha Cakolli.
KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Zyra e Presidentit lidhur me atë se kur kjo e fundit do t’i dorëzojë ekipit shtetëror dokumentet që posedon për dialogun, mirëpo nuk ka marrë përgjigje./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025