LAJMI I FUNDIT:

Thaçi bën homazhe në Prekaz: Po realizohet amaneti i dëshmorëve

Thaçi bën homazhe në Prekaz: Po realizohet amaneti i dëshmorëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, me ç’rast tha se po e realizojnë amanetin e të rënëve për liri.

“Në ditën e parë të funksionimit të Ushtrisë së Kosovës, sot jam këtu së bashku me kryetarin Jashari dhe kryetarin Lushtaku që të bëjmë nderimet më të larta kombëtare institucionale dhe shtetërore për jetën dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë. Kjo po tregon se po realizohen objektivat dhe amaneti i dëshmorëve të lirisë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tha se meritorë për të arriturat e Kosovës janë të shumtë, por për Prekazin, tha se si asnjë vend tjetër, është vend i respektit e sakrificës.


“Prekazi dhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari është vendi i respektit, i sakrificës, dhe vlerësimit të lartë për të arriturat e lirisë së Kosovës, të pavarësisë, sovranitetit dhe nga dje, edhe Ushtrisë së Kosovës”, ka deklaruar Thaçi, raporton KP.

Pas homazheve, Thaçi u përshëndet edhe me një grup të rinjsh nga komuna e Rahovecit, të cilët kishin ardhur për vizitë në Prekaz.

Para presidentit Thaçi, ata kënduan këngë për Prekazin.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme, Thaçi ka nisur homazhet te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti, për të vazhduar më pas te varrezat në Velani, ku bëri homazhe te varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori