LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Bashkohemi në luftimin e çdo forme të terrorizmit

Thaçi: Bashkohemi në luftimin e çdo forme të terrorizmit

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka thënë se lajmi për kosovarët viktima të sulmit terrorist në Munich është shokues dhe ka prekur tërë vendin.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet, por sot me lutje jemi me familjet që i presin në shtëpi më të dashurit e tyre viktima të sulmit. Gjersa pres lajme të reja zyrtare, Kosova i ofron çdo ndihmë Gjermanisë për të përballuar këtë makth”, ka thënë Thaçi.

“Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit”, tha presidenti.