LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: ATK ka arritur suksese kolosale

Thaçi: ATK ka arritur suksese kolosale

Në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi tha se ATK-ja 20 vjet më parë vuri themelet e strukturës që mundëson grumbullimin e tatimeve nga të gjithë në Kosovë.

“ATK është ndërtuar nga zero, por se kanë arritur suksese kolosale sot, fillimisht me partnerët ndërkombëtar. Me e rëndësishme që është ndërtuar besimi te qytetarët, duke pasur parasysh përvojën e hidhur me shtetin e Serbisë”, tha Thaçi, duke shtuar se natyrisht se ka ende sfida, por me praktikat më të mira do të ecet përpara.

Drejtori i ATK Ilir Murtezaj me këtë rast tha se sot ATK shënon 20 vjetorin e themelimit të saj, ku përgjatë gjithë këtij rrugëtimi është ndeshur me sfida të mëdha, por në të njëjtën kohë ka arritur edhe sukses të jashtëzakonshëm , të cilat kanë reflektuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.


“Si rezultat i punës profesionale, me integritet dhe ndershmëri, efektivitet dhe transparencë, ATK për këto 20 vjet ka mbledhur 4 miliardë e 707 milionë euro tatime, dhe 1 miliardë e 797 milionë euro kontribute. Përveç kësaj, ATK ka zhvilluar një strukturë organizative funksionale, e cila në pjesën më të madhe të saj është në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare”, tha Murtezaj.

Ndërsa, në emër të komunitetit të bizneseve, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se janë të shumta të arriturat e ATK për 20 vjet edhe në aspektin legjislativ, por që kërkoi që të ketë edhe më tej reforma në favor të bizneseve si dhe në zvogëlimin e ekonomisë jo formale. Zeka u zotua për partneritet të vazhdueshëm me ATK-në./KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Kalo në kategori