LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ata që kanë problem me ligjin nuk mund të takohen me mua

Thaçi: Ata që kanë problem me ligjin nuk mund të takohen me mua

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se ata që kanë problem me ligjin nuk mund të jenë prezent në takimet që mban presidenti i vendit, pavarësisht nga përkatësia etnike.

Thaçi këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri një kompanie vendore.

Ai tha se në Presidencë verifikohet çdo përbërje e delegacioneve të partive politike që kërkojnë takim me presidentin e vendit.


“U takova me përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptarë dhe jo shqiptarë. Takohem për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për institucionet  e vendit në procesin euroatlantik që na pret sot e nesër. Tash në këtë moment shumë të rëndësishëm që kemi për liberalizimin e vizave por edhe për t’ju komunikuar dhe shërbyer të gjithëve, natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim me presidencën, verifikohet përbërja e delegacionit  kështu që ata që kanë problem me ligjin nuk mund të jenë prezent në takimet që mban presidenti i vendit, pavarësisht nga etnia që ka”, ka thënë Thaçi, raporton Telegrafi.

Ndryshe, kjo deklaratë e presidentit Hashim Thaçi vjen një ditë pasi kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar krerët e Listës Serbe, kryetarin e Listës serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Milan Radojçiq. Ky i fundit njihet për përfshirje në vepra jo ligjore në veri të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori