LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Maqedonia mund të vendos për planifikim afatmesëm buxhetor

Tevdovski: Maqedonia mund të vendos për planifikim afatmesëm buxhetor

Vendosja e bazave të buxhetimit afatmesëm, gjegjësisht krijim i kornizës për të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit në periudhë më të gjatë kohore prej një viti fiskal që të përmirësohet efikasiteti në planifikimin dhe zbatimin e buxhetit dhe transparenca në menaxhimin me financat publike, është qëllimi i “twinning” projektit “Përforcimi i buxhetimit afatmesëm për menaxhim efikas me financat publike” që u zbatua në Ministrinë e Financave në dy vitet e fundit, ndërsa sot u shënua përfundimi i tij.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, theksoi se vullnet politik për planifikim të tillë afatmesëm ka dhe se prioritet i Ministrisë është ai të vendoset dhe Maqedonia të fitojë planifikim buxhetor afatmesëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të mendojmë më gjatë, në periudhë të mesme. Të vendosim në realitet planifikim real afatmesëm në vend të planifikimit për një vit që ishte praktikë deri më tani, sepse kjo është me rëndësi që ta dimë ku duam të arrijmë dhe si të shkojmë deri atje” tha ministri Tevdovski.

Ai shtoi se fokusi i projektit është të avancohet planifikimi afatmesëm buxhetor dhe se janë dhënë rekomandime për kalim gradual dhe sistemor nga mënyra aktuale e planifikimit buxhetor drejtë planifikimit afatmesëm buxhetit dhe në pajtim me rekomandimet e BE-së. Në suaza të projektit është bërë edhe propozim tekst për Ligjin për buxhete.

Sipas ministrit, ka vullnet politik, ndërsa prioritet i Qeverisë është të vendoset planifikim real afatmesëm dhe kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të strategjisë për menaxhim me financat publike, e cila, siç tha, paraqet plan aksionar të reformave në periudhën 2018-2021 i cili përmban reforma të të gjitha elementeve të rëndësishme të sistemit të financave publike./Telegrafi./

Në trend Lajme

Më shumë
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

Kronika e Zezë
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Drejtësi
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Lajme
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

Politikë
Kalo në kategori