LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski heq dilemat: Ka para të mjaftueshme në buxhet për t’i mbuluar obligimet

Tevdovski heq dilemat: Ka para të mjaftueshme në buxhet për t’i mbuluar obligimet

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ka deklaruar se deri në fund të vitit nga buxheti do të mund që të mbulohen të gjitha obligimet, pra do të ketë para për rroga, pensione, subvencione dhe mjete për mbështetje të ekonomisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka bërë të ditur se rishikimi i buxhetit tashmë është duke u përgatitur në Ministrinë e Financave, ku duhet të përfshihen një pjesë e projekteve të Qeverisë së re të Maqedonisë, ndër të cilat edhe për rrogën minimale.

Sipas AIM-së, Tevdovski pohoi se në fund të muajit maj, në xhirollogarinë e buxhetit kishte 6.6 milionë euro, kurse në atë devizore kishte 209 milionë euro, mjete këto që sipas tij do të përdoren për shërbime dhe obligime me jashtë dhe janë të mjaftueshme për t’u paguar të gjitha obligimet e këtij viti.


Ministri i ri bëri të ditur se në ditët e para të qeverisjes së re janë kthyer 2.2 milionë euro nga TVSH-ja./Telegrafi/