“Sot për familjen tonë dhe për mua është një ditë e shënuar, sepse festojmë ditëlindjen e personit i cili me prezencën e tij gjithmonë na ka dhuruar momentet dhe kujtimet më të bukura familjare, që ne i kemi edhe sot”, ka shkruar Teuta në Facebook.
Ajo ka deklaruar se afërsia dhe kujdesi i vëllait të saj (Ukës) për familjen e tij dhe për të gjithë njerëzit që e rrethojnë e bënë sipas saj, atë një anëtare që çdo familje dhe një shok që çdo shoqëri dëshiron ta ketë.
“Padyshim në këto momente të gjithë ndjejmë thellësisht në zemrat tona mungesën e Ukës, dhe të gjithë ne që e njohim nga afër ndjejmë keqardhje të madhe se një padrejtësi e tillë po i ndodh atij. Të uroj vëllau im edhe shumë ditëlindje të tjera dhe uroj që sa me shpejt të jesh me ne dhe afër Lekës”, ka shkruar Teuta Rugova, duke postuar një fotografi me vëllain e saj kur ai ishte shumë më i ri, kurse ajo ende fëmijë./Telegrafi/