LAJMI I FUNDIT:

Teuta humb edhe në shtëpi nga Shamrock Rovers, eliminohet nga garat evropiane

Teuta humb edhe në shtëpi nga Shamrock Rovers, eliminohet nga garat evropiane

Teuta ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në Conferece League përballë Shamrock Rovers me rezultat 2-0.

Kampionët e Shqipërisë kishin humbur edhe ndeshjen e dytë me rezultat 1-0, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Mesfushori Rory Gaffney ishte ai që shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të.


Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa irlandezët shuan shpresat e vendasve në pjesën e dytë.

Ishte sërish Gaffney që shënoi për 2-0 në minutën e 62-të.

Të gjitha klubet shqiptare janë eliminuar nga garat evropiane. /Telegrafi/