LAJMI I FUNDIT:

Teuta e Durrësit shpallet kampion në Shqipëri

Teuta e Durrësit shpallet kampion në Shqipëri

Plot 27 vjet më pas, “mbretëresha” ngjitet sërish në fron, pasi Teuta e Durrësit është shpallur kampione e Shqipërisë për herë të dytë në histori.

Pas vitit 1994 , “Djemtë e detit” ia dolën të ngjiten në majën më të lartë të futbollit shqiptar, në një sezon të luftuar deri në fund dhe që u vendos vetëm nga diferenca e golave.

Ndeshja e fundit ndaj Apolonisë, e fituar 6-1, ishte fundi i një kampionati, të cilin Teuta e kërkoi që në fillim të sezonit dhe tre golat e Bregut, i pari në këtë kampionat i kapiten Arapit, firma e Lorenco Vilës nga dy hapa dhe goli i plakut në shtesë, bënë të pavlerë dhe një magji të Mihanës, por njëkohësisht dhe suksesin e Vllaznisë ndaj Laçit.


Në një duel mes katër ekipeve deri në javën e fundit edhe pse dy prej tyre vetëm matematikisht, Teuta arriti t’i rezistojë presionit të tabelës. Një sukses i Martinit në stol, që në vitin më të rëndësishëm të karrierës së tij u detyrua të luftojë dhe kundër zemrës dhe Vllaznisë.

Një sukses padyshim i Dejvi Bregut, blerjes më të rëndësishme të verës së shkuar, që me golat dhe “Këpucën e Artë” përligji investimin duke hyrë përfundimisht në historinë e këtij klubi. Triumfi i dinastisë Vila, me Emiljanon dhe Lorencon, por dhe merita e një mbrojtjeje “dry” falë Rustem Hoxhës dhe Renato Arapit.

Mbi të gjitha ishte suksesi i një presidenti karizmatik si Hasanbelliu, por dhe atyre që e mbështetën në kërkim të një titulli që dukej i pamundur dhe që vetëm ata e panë në horizont.

Në një prej sezoneve më të luftuar në historinë e Superiores, Teuta ja doli, të rikthehet në fron, të fitojë Superioren dhe të rrëmbejë në fund titullin e kampionatit, që ashtu si 27 vjet më parë, u fitua javë pas jave, duke mos u dorëzuar asnjëherë deri në fund, për suksesin në fotofinish. Teuta nga tani e mbrapa do të njihet dhe njëherë si “mbretëresha” e Shqipërisë. /Ss/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori