Prokuroria Themelore Publike e Tetovës deri tek Gjykata Themelore - Tetovë ka propozuar urdhër dënim kundër 11 personave për mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, që është e dënueshme në bazë të nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që personave në fjalë t'ju shqiptohet dënim prej 2 mijë eurove.


Të akuzuarit më datë 26.05.2020 nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes së lirë dhe gjatë orës policore janë hasur duke lëvizur nëpër lokacione të ndryshme nëpër Tetovë./Telegrafi/