Sheshi “Bllagoja Toska”, shkolla fillore në Reçicë të Vogël dhe në Sellcë dhe kanalizimi fekale në fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, bashkë me sistemin e ujësjellësit. Të gjitha këto projekte u premtuan se do të realizohen deri në fund të këtij viti nga Komuna e Tetovës, por as një nga këto premtime nuk është realizuar. Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, në mbledhjen e fundit të këshillit për këtë vit tha se vitin që po e lëmë pas ka qenë i suksesshëm, ndërsa për projektet e premtuara dhe të parealizuara as që foli.
“Ne e vlerësojmë si një vit të mbarë, ku kemi punuar intensivisht dhe jemi përpjekur të bëjmë më të mirën të mundshme”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.
Por, me këtë konstatim të Arifit, nuk pajtohen këshilltarët e opozitës.
“Ne realizimin e kemi shumë të dobët andaj dhe mundohemi gjithnjë ta cekim se përse ne votojmë kundër këtyre programeve apo realizimit sepse është shumë i dobët në krahasim me planifikimin gjatë gjatë vitit fiskal. Unë ndjehem fajtor se nuk mundëm ta realizojmë atë që vërtetë gjatë fushatës parazgjedhore u kam premtuar qytetarëve se do jem zëri dhe ndërmjetësuesi i tyre”, tha Arif Selami, ASH-së.
“Arsyet përse ne nuk e përkrahëm këtë buxhet ishin parashikimet që ishin paraparë për të ardhurat tatimore dhe shpenzimet kapitale ku duket parashikimi me vlera enorme në krahasim me realizimin që e kemi në vitet paraprake”, pohoi Besar Durmishi, BESA
Në mbledhjen e sotme të këshillit, u miratua edhe buxheti i komunës për vitin e ardhshëm, por edhe planifikimet për investimet kapitale, realizimi i të cilave, sipas këshilltarëve, nuk pritet të jetë më i madh se sa ai i vitit që lëmë pas./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=R3mF3E0I5S4&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa