Në Tetovë dhe jo vetëm, kohëve të fundit dukshëm është rritur delikuenca e fëmijëve nëpër shkolla, sidomos me përdorimin e lëndëve narkotike. Për të luftuar këtë fenomen, së fundmi është propozuar që në kuadër të Komunës së Tetovës të krijohet një Këshill për parandalimin e delikuencës së fëmijëve. Propozues i këtij Këshilli është profesoresha Blerta Ahmedi. Në arsyetimin e saj, ajo sqaron se krahas asaj që formimi i këtij Këshilli është edhe obligim ligjor, në anën tjetër – duke analizuar situatën aktuale të kriminalitetit të manifestuar nga të rinjtë në vend, konstatohet shfaqja e tendencës së rritjes së numrit të veprave penale të raportuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, veçanërisht muajve të fundit në qytetin e Tetovës, raste të cilat lidhen me fenomenin e narkomanisë dhe vepra të tjera penale që kanë të bëjnë me raportim të personave të rinj si të dyshuar për kryerje të këtyre veprimeve të kundërligjshme.
“Përfshirja e të rinjve në grupe kriminale, të cilat zhvillojnë veprimtarinë e tyre në trafikimin me lëndë narkotike ndikon drejtpërdrejtë edhe në rritjen e numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike në vend, sidomos të qytetarëve të grupmoshave të reja, e ky fakt paraqet çështje mjaft shqetësuese në vendin tonë dhe nevojë për intervenim urgjent nga subjektet kompetente për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen”, thotë për gazetën KOHA, Blerta Ahmedi, docente e të drejtës penale dhe sigurisë në UEJL. Sipas saj, kohëve të fundit dukshëm është rritur delikuenca e fëmijëve nëpër shkolla, sidomos me përdorimin e lëndëve narkotike.
“Problemi i narkomanisë në vend, konkretisht nëse marrim shembull qytetin e Tetovës, është thelluar, sepse këto veprime kriminale kanë depërtuar në të gjitha lokacionet të cilat frekuentohen nga të rinjtë, e veçanërisht kohëve të fundit edhe në objektet edukative-arsimore. Ditëve të fundit kemi raste të paraqitura nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme të vendit ku nxënës të këtyre shkollave fëmijë të grupmoshave 14 deri 18 vjeç janë zbuluar se brenda hapësirave të shkollës kanë poseduar me vete sasi të caktuara të substancave narkotike”, shprehet profesoresha Ahmedi. Sipas saj, në bazë të ndryshimeve ligjore që janë miratuar në vitin 2019, nëse komunat nuk themelojnë Këshill të kësaj natyre, do të kenë gjobë prej 500 euro. Kryetarët e komunave janë të detyruar që t’u propozojnë Këshillave të komunave, të themelojnë Këshill për Delikuencë të Fëmijëve dhe duhet që të zbatohet në afat prej gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Nga Komuna e Tetovës janë shprehur të gatshëm të ndajnë mjete për themelimin e këtij Këshilli, i cili do të merret me fëmijët problematikë nëpër shkolla. Në vitin 2020 në vendin tonë kanë funksionuar vetëm 18 këshilla për parandalimin e delikuencës së fëmijëve. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa