Faturat e larta për muajin shkurt që erdhën në adresë të qytetarëve të Tetovës, pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë austriake Saubermacher që të grumbullojë mbeturinat në Tetovë, kanë detyruar komunën e Tetovës që edhe njëherë të shqyrtojë mënyrën e përllogaritjes së faturave për mbeturina.
Mënyra e përllogaritjes së faturave për mbeturinat tashmë kryhet për metër katrorë dhe kur kompania ka marrë të dhënat e qytetarëve në kadastër, kanë dalur edhe prona të tjera në emër të tyre dhe kjo ka bërë që të kenë fatura të larta. Për të gjetur një zgjidhje, kryetari i komunës së Tetovës realizoi takim me drejtuesit e kompanisë Saubermacher, ndërsa ditën e premte në orët e pasdites është mbajtur seanca urgjente në këshillin e komunës së Tetovës.
Kryetari i komunës së Tetovës me këtë rast thotë se është punuar për së afërmi me kompaninë Saubermacher që merret me grumbullimin e mbeturinave, me ndërmarrjen Sharri që merret me ujin dhe kanalizimin si dhe Ndërmarrjen Publike Komunale Tetova-Tetovë, që merret me pastërtinë publike. Është vendosur konform kërkesave dhe problemeve të qytetarëve, tha Kasami.
“Do të sillet vendim që në pjesën e fshatrave të Malësisë së Tetovës të ketë një taksë fikse prej 340 denarëve, në pjesën e fshatrave të Pollogut të jetë një taksë fikse prej 540 denarëve dhe në pjesën e qytetit të jetë në bazë të metër katrorëve. Uji dhe kanalizim për këtë vit do të shkohet me fatura për banesat prej 220 denarëve dhe për shtëpi diku 280 denarë. Në ndërkohë, brenda vitit, ndërmarrja Sharri, do të duhet që të punojë në vendosjen e ujëmatësve dhe faturimi I ujit të bëhet real në bazë të konsumit real të ujit. Sa i përket atyre që kanë banesa të dyta, të treta apo shtëpi të dyta apo të treta dhe mërgimtarëve aty do të vendoset që për banesën e dytë të paguajnë gjysmën e metër katrorit të banesës, pra kjo të vlejë edhe për mërgimtarët. Të njëjtit do të duhet të bëjnë kërkesë deri tek ndërmarrja dhe të sjellin dëshmi me adresën e banimit atje”, deklaroi Kasami.
Kasami është shprehur se tashmë pjesa më e madhe e problemeve që u shfaqën në muajin shkurt lidhur me metër katrorët të banorëve të Tetovë janë tejkaluar. Sipas tij, ndërmarrjet kanë punuar gjatë tërë kohës dhe i kanë procesuar këta probleme dhe pritet që edhe më tej ky proces të zgjidhet me çka faturat do të jenë reale. Ditë më parë Kasami gjithashtu njoftoi se për faturat e muajit shkurt, pagesa për ujë dhe kanalizim do të fshihet me vendim të këshillit dhe i bëri thirrje qytetarëve të paguajnë pjesën e mbetur të faturës./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri