LAJMI I FUNDIT:

Tetovë: 19 ditë nga zjarri në spitalin modular, shkaqet ende mbeten mister

Tetovë: 19 ditë nga zjarri në spitalin modular, shkaqet ende mbeten mister

Kanë kaluar 19 ditë nga zjarri në Spitalin Modular në Tetovë. Prokuroria e Tetovës ende po mbledh dëshmi se çfarë e shkaktoi zjarrin. Nga Prokuroria e Shkupit thonë se nga Prokuroria e Tetovës ende nuk i kanë marrë raportet nga ekspertiza e bërë deri tani.

“Në Prokurorinë Themelore në Tetovë po mblidhen dëshmi materiale dhe verbale me të cilat duhet të zbardhet ngjarja me zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Raportet nga ekspertiza e bërë deri tani ende nuk kanë arritur në prokurori”, thanë nga Prokuroria Publike Themelore.

Nga Prokuroria e Shkupit thonë se deri më tani kanë marrë vetëm protokollet e autopsisë së viktimave.


“Në procedurë është dëgjimi i anëtarëve të familjeve të viktimave, pas asaj do të thirren dhe dëgjohen persona të tjerë të cilat mund të japin të dhëna të rëndësishme për rrjedhojën e procedurës së mëtejshme”, njoftojnë më tej nga Prokuroria./TV21/

Për tragjedinë e 8 shtatorit, ku jetën e humbën 14 personave, thuajse të gjithë krerët shtetëror kërkuan hetim të shpejt. Për të pasur një hetim më të detajuar në vend ishin edhe ekspertë gjermanë të cilët merren konkretisht me zbulimin e shkaqeve të zjarrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori