Vetëm për katër muaj rreth 200 nxënës të shkollave fillore edhe të mesme nga komuna e Tetovës janë shpërngulur jashtë vendit. Sipas përllogaritjeve, rreth tetë paralele janë shuar vetëm për pesë muaj në Tetovë.
Nga sektori për arsim në komunën e Tetovës thonë se këta të dhëna janë shqetësuese pasi që shkollat janë duke ngelur pa nxënës.
“Me fillimin e gjysme vjetorit të dytë në shkollat e mesme kërkuam informacion nga të gjitha shkollat fillore edhe të mesme se sa nxënës kanë marr fletëshpërngulje ku nga informacionet nga shkollat fillore kanë marrë 143 nxënës, ndërsa nga shkollat e mesme fletëshpërngulje kanë marrë 59 nxënës edhe në qoftë se këta numra i përllogaritim në numër të paraleleve, duke marr minimum prej 25 nxënës në një paralele I bije që kemi tetë paralele më pak”, thotë Nazmi Dauti, udhëheqës i sektori për arsim në komunën e Tetovës.
Vetëm në shkollën e mesme të mjekësisë janë shpërngulur tetë nxënës në gjysme vjetorin e parë ndërsa nga janari deri në fund të vitit 2022 janë shpërngulur edhe 13 nxënës, thotë drejtori Binas Pajaziti.
“Nga shtatori në dhjetor në shkollën tonë janë shpërngulur tetë nxënës edhe nëse e marrim vitin paraprak që është nga janari në dhjetor është 21 në total, tetë janë nga shtatori edhe 13 janë nga janari në qershor”, njofton Binaz Pajaziti drejtor i shkollës së mesme të mjekësisë. Fenomeni i ikjes masive më së shumë ka goditur edhe fshatrat e Malësisë së Tetovës. Numri i nxënësve ka rënë dukshëm dhe shifrat janë alarmante, pohon drejtori i shkollës fillore të fshatit Veshallë.
Ai thotë se ky është një trend i dhimbshëm për këtë rajon sepse rrezikohen edhe vendet e punës për shumë arsimtarë.
“Ky fenomen na ka goditur shumë, pasi që nëse në vitet e 90-ta por pas vitit 2000 kemi, pasur 300 nxënës dhe gradualisht kohëve të fundit kemi numër gjithnjë më të vogël të nxënësve. Ndërsa tani ky numër është pothuajse i barabartë me numrin që kemi pasur të nxënësve kur janë hapur shkollat e para në malësinë e Tetovës, pra është numër tejet i dhimbshëm, apo nën 100 nxënës”, deklaroi Shefajet Ramadani, drejtor i shkollës fillore në fshatin Veshallë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa