LAJMI I FUNDIT:

Tetova në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë

Tetova në mesin e qyteteve më të ndotura në Evropë

Hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2018 kanë vendosur qytetin e Tetovës dhe Tuzllës, mes dhjetë qyteteve më të ndotura në Evropë.

Sipas vlerësimeve të OBSh-së, në Maqedoni rreth 1350 persona humbin jetën për shkak të ajrit të ndotur, përderisa shpenzimet ekonomike tejkalojnë vlerën e 200 milionë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tetova dhe Tuzlla fuqishëm mbështeten në thëngjill – linjit, në industrinë e nxehjes së amvisërive që ndot shumë mjedisin.


Qyteti i Tetovës për disa vite me radhë ka pasur probleme me ndotjen e ajrit, ndërsa në disa raste ka qenë  në mesin e qyteteve më të ndotura në botë./Telegrafi/