Tetova edhe dy vite nuk do të ketë Plan Gjeneral Urbanistik, së paku jo deri në vitin 2026. Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një brifingu me gazetarë. Sipas tij, përzgjedhja e disa modaliteteve e ka stërzgjatur këtë proces. Kasami sqaroi se brenda 15 muajve duhet që të kenë edhe draftin final të këtij plani. Ai tha se për financimin e këtij plani, mjete kanë siguruar nga kompani private.
“Duke kërkuar zgjidhje, kemin gjetur edhe kompani private, në këtë rast kompaninë Ecolog, e cila më shumë se gjysmën e shumës për përpilimin e Planit Gjeneral Urbanistik do t’i mbulojë me çka edhe konstruksionin financiar e kemi siguruar dhe në bazë të dinamikës së fundit që e ka dorëzuar kompania, parashihet që brenda 15 muajve të kemi draftin final të Planit Gjeneral për Tetovën”, informoi Kasami. Kreu i Komunës së Tetovës sqaroi se fillimisht ka pasur dakordësi me ish-pushtetin qendror që 50 për qind e Planit të financohet nga Agjencia Shtetërore për Planifikim dhe 50 për qind e financimit të jetë nga Ministria e Transportit, por ky proces ka dështuar, sepse Ministria e Transportit është tërhequr.
Kasami tha se nëse vazhdon me dinamikën aktuale, viti 2026 do të jetë viti kur Tetova do të ketë Planin Gjeneral Urbanistik.
“Nëse shkohet në bazë të kësaj dinamike, brenda 15 muajve PGjU do të dorëzohet në Ministrinë e Transportit dhe nëse gjithçka shkon mirë, besoj nëse nuk shkon më shumë se një muaj atje konfirmimi, miratimi ose revizioni nga kjo ministri për të marrë pëlqim. Kështu që, besoj se deri në vitin 2026 do ta kemi të miratuar PGjU për Tetovën”, deklaroi kryetari i Tetovës.
Ndryshe, Komuna e Tetovës vazhdon të funksionojë pa Plan Gjeneral Urbanistik prej vitit 2003, ndërsa ka pasur një ndryshim në vitin 2013, por që atëherë e këndej nuk është arritur të përpunohet dhe pastaj të miratohet ky plan. Nga Komuna e Tetovës, respektivisht nga Sektori i Urbanizmit kanë bërë të ditur se pritet që hapësira aktuale prej 1100 hektarëve të zgjerohet në 1300 hektarëve. Kjo do të mundësonte zgjerimin e hapësirës për ndërtim, por në pjesë periferike të qytetit të Tetovës./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit