58 të sëmurë, dy të infektuar e Covid-19 dhe 65 të burgosur kanë votuar sot në Komunën e Tetovës. Nazim Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor thotë se është formuar një komision i veçantë për personat e pafuqishëm.
“Persona të sëmurë edhe të pafuqishëm, me të gjithë ata të raundit të parë, i kemi 58 ku, të gjithë Këshillat Zgjedhore janë në terren, pas pranimit të materialit zgjedhor duhet të realizojnë edhe procesin e votimit për personat e paraqitur si të sëmurë edhe të paaftë. Po ashtu kemi të paraqitur edhe dy persona me Covid që kanë vendim të plotfuqishëm nga Inspektorati Sanitar. Po ashtu sot është realizuar edhe procesi i votimit në burgun e Tetovës, ku janë të paraqitur persona që vuajnë dënimin me burg dhe janë 65 persona”, tha Nazim Dauti – KKZ – Tetovë.
Sa i përket procesit të votimit nesër, nga Komisionin Komunal Zgjedhor në Tetovë thonë se të gjithë 117 vendvotimet janë gati edhe se materiali zgjedhor është dorëzuar.
“Në kuadër të komisionit komunal zgjedhor të Tetovës i kemi 117 vend votime dhe i gjithë materiali zgjedhor është shpërndarë në të gjithë vendvotimet”, shtoi Nazim Dauti.
Nga KKZ Tetovë nuk besojnë se në këtë raund të dytë do të ketë problem me identifikimin biometrik të votuesve, për shkak se komisionarët kanë pasur trajnime shtesë. Në Tetovë sot kanë votuar 125 persona ndërsa gjatë ditës së nesërme të drejtën e votës e kanë 85,642 votues./tv21
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit