LAJMI I FUNDIT:

Tetëvjeçari që gjithë jetën jetoi si i pastrehë, nuk mund të ndal lotët e gëzimit kur e kupton se është bërë me shtëpi të re (Foto/Video)

Tetëvjeçari që gjithë jetën jetoi si i pastrehë, nuk mund të ndal lotët e gëzimit kur e kupton se është bërë me shtëpi të re (Foto/Video)

Një djalë 8-vjeç i cili dikur jetonte si i pastrehë, më në fund është bërë me shtëpi. Ai dhe nëna e tij janë shpërblyer nga autoritetet lokale të Michigan-it në SHBA, pasi vogëlushi kishte kërkuar për Krishtlindje një shtrat në të cilin do të mund ta bënte rehat gjumin.

Dhe për fat të mirë që dëshira e tij është bërë realitet, ndërsa momenti kur është futur në dhomën e tij të gjumit është filmuar dhe publikuar në internet, duke i bërë miliona njerëz të përloten, transmeton Telegrafi.


Dayers dhe nëna e tij Dionna nga Detroiti, kishin kaluar shumicën e jetës si të pastrehë, kur nëna e vogëlushit humbi punën si infermiere dhe si pasojë e mospagesave të taksave humbi edhe shtëpinë.

Por pasi që u bënë me shtëpi të re, atyre u mungonin mobilet dhe gjësendet e tjera, kështu autoritetet lokale u përkujdesën edhe për këtë.

Dhe kur i ftuan që ta shohin shtëpinë e tyre të re, ata thjesht mbetën të shtangur, kurse Dayersi i vogël shpresonte që ta gjejë dhomën e gjumit që e kishte ëndërruar gjithmonë.

Pasi u fut brenda nuk arriti t’i ndal lotët e gëzimit, dhe dhurata e tij për Kërshëndella i është realizuar. Ai nga sot mund të pushojë i qetë pa pasur frikë se dikush do ta largojë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori