LAJMI I FUNDIT:

Tetëvjeçarët të pakënaqur me trupin e tyre

Tetëvjeçarët të pakënaqur me trupin e tyre

Një hulumtim ka treguar se si fëmijët që nga tetë vjeç janë të pakënaqur me trupin e tyre. Këta fëmijë janë në rrezik më të lartë ndaj çrregullimeve në ushqim gjatë adoleshencës.

Rritjet relativisht të vogla në vetëvlerësim në atë moshë, kanë reduktuar rrezikun e mëvonshëm të këtyre çrregullimeve, kanë thënë shkencëtarët.

Hulumtuesit e Shkolles së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, King ‘s College dhe Harvard, gjetën një ndryshim të rëndësishëm në mes të djemve dhe vajzave.

Vajzat me vetëbesim të ulët janë më të rrezikuara ndaj çrregullimeve të tilla edhe nëse nuk kishin mbipeshë. Në mesin e djemve, ishin vetëm ata mbipeshë ose obezë që mbanin dietë apo hanin më me kujdes ndërsa arrinin adoleshencën, shkruan Daily Mail.


Rreth 14,000 fëmijë janë regjistruar në studim nga mosha një vjeçare ndërsa në hulumtimin e bërë për çrregullimet në ushqim janë përfshirë 6.140 djem dhe vajza.

Rreth një e pesta e vajzave 14 vjeçare thonë se janë ndjerë nën presion nga media për të humbur peshë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori