Tetë vetura janë përfshirë sot në dy aksidente, ku si pasojë është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës.

Euronews.al bën të ditur se dy aksidente të ndodhura pothuajse në të njëjtin vend dhe brenda pak minutash nga njëri-tjetri, kanë shkaktuar kaos në qarkullim paraditen e sotme në aksin Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës.


Në total janë përfshirë tetë automjete, duke bllokuar për disa minuta të dy krahët e autostradës dhe duke shkaktuar trafik të rënduar në orët e pikut.