Diplomatët e lartë nga tetë vende të Ligës Arabe kanë rënë dakord në një takim në Jordani për të “mbështetur një proces tranzicioni paqësor” në Siri pas përmbysjes së pushtetit të presidentit Bashar al-Assad.
Ministrat e Jashtëm nga Jordania, Arabia Saudite, Iraku, Libani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Katari lëshuan një deklaratë të përbashkët të shtunën pasi u takuan në portin jordanez Akaba të Detit të Kuq, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ata thanë se “të gjitha forcat politike dhe sociale” duhet të përfaqësohen në qeverinë e re siriane dhe paralajmëruan kundër “çdo diskriminimi etnik, sektar apo fetar” dhe bënë thirrje për “drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët”.
Procesi politik në Siri duhet të mbështetet nga “Kombet e Bashkuara dhe Liga Arabe, në përputhje me parimet e Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit”, një rezolutë e vitit 2015 e cila përcaktoi një udhërrëfyes për një zgjidhje të negociuar, thuhet në deklaratë.
Diplomatët arabë morën pjesë gjithashtu në një takim të veçantë në Akaba, ku u përfshi edhe Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Geir Pederson, dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
Ai takim bëri thirrje gjithashtu për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese që respekton të drejtat e pakicave dhe nuk ofron “një bazë për grupet terroriste”, sipas Blinken, i cili foli në një konferencë shtypi.
Bisedimet vijnë pas rënies së al-Asadit pas një ofensive të rrufeshme nga grupi opozitar Hayat Tahrir al-Sham (HTS) javën e kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës