Akuzat e Ligës Premier se Manchester City ka shkelur mbi 100 rregulla financiare, shënojnë vetëm fillimin e krizës së kampionit anglez.
Shqetësimi më urgjent për shefat në Etihad Stadium është se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e trajnerit Guardiola. Në të kaluarën, strategu spanjoll kishte thënë se do të largohej nga klubi nëse ata janë fajtorë për ndonjë keqbërje.
Derisa City pretendon se ka një numër të konsiderueshëm provash që do ta pastrojnë emrin e tyre, spekulimet thonë se Guardiola nuk do ta përfundojë kontratën e tij që është valide deri në vitin 2025.
Për më shumë, kur kihet parasysh se hetimet dhe gjyqi i klubit mund të zgjatë nga dy deri në katër vjet.
Dhe në rast të largimit të 52-vjeçarit, Goal ka bërë një listë me emrat e trajnerëve që mund ta pasojnë në krye të skuadrës së Cityt, ndërsa renditja është bërë sipas gjasave:
8. Mikel Arteta
7. Ange Postecoglou
6. Patrick Vieira
5. Thomas Tuchel
4. Julian Nagelsmann
3. Zinedine Zidane
2. Vincent Kompany
1. Mauricio Pochettino
/Telegrafi/