Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka deklaruar se ekspertët shëndetësor kanë rekomanduar që shkollat duhet të jenë të fundit që duhet të mbyllet. Ajo tha se situata do të menaxhohet nga shkolla në shkollë, por nuk do ketë vendim bllok për të gjitha shkollat.
Këto komente ajo i bëri për KosovaPress pas takimit të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike ka rekomanduar masat e reja anti-COVID.
Tutje ajo ka deklaruar se sot do të mblidhet Task-forca e kësaj ministrie për të diskutuar për situatën e krijuar dhe të premten do të ketë takim me drejtoritë komunale të arsimit.
Ministrja e Arsimit u shpreh se në Kosovë aktualisht për shkak të numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, në skenarin e mësimit në distancë kanë kaluar 8 shkolla.
“Janë diku rreth 8 shkolla që kanë kaluar në skenarin e mësimit në distancë sido që të jetë ne sot në orën 15:00 kemi një takim me Task-forcën në nivel të ministrisë e cila jep rekomandimet për organizimin e mësimit gjatë kushteve të pandemisë dhe kemi nesër një takim me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit dhe presim të vendosim për më tutje.
Por, ajo që është duke ndodhur gjithandej në Evropë dhe vendet e rajonit mësimi po zhvillohet me prani fizike me përjashtim të rasteve kur në shkollat e caktuara numri i të infektuarve është më i madh dhe në ato raste kalon vetëm një shkollë apo klasë e caktuar në mësim nga distanca apo me skenarin ‘B’ me numrin e reduktuar të nxënësve në klasa.
Besoj që kjo do shqyrtohet edhe sot në mbledhjen e Task-forcën dhe nesër dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë tutje edhe në ditët në vijim”, u shpreh ajo.
Nagavci u shpreh se duhet të respektohen masat me qëllim që shkollat të mbahen të hapura, por theksoi se ekspertët kanë rekomanduar që shkollat duhet të jenë të fundit që duhet të mbyllen.
“Duhet pasur kujdes të shtuar për respektimin e masave edhe për vaksinim të gjitha moshave me dozat e rekomanduara dhe të respektojmë masat që të sigurohemi që shkollat t’i mbajmë hapur…
Më lejoni t’iu njoftoj që në të gjitha vendet në mbi 90% të vendeve mësimi po zhvillohet me prani fizike dhe rekomandimet e ekspertëve përfshirë edhe institucionet shëndetësore është që shkollat duhet të jenë të fundit që mbyllen…
Do të menaxhohet situata nga klasa në klasë dhe nga shkolla në shkollë edhe do të merret vendimi varësisht prej gjendjes në secilën prej shkollave sepse nuk mund të marrim vendime bllok për të gjitha shkollat ngase dallon situata prej shkollës në shkollë dhe komunës në komunë“, u shpreh ajo.
Lidhur me numrin e nxënësve që janë të vaksinuar me vaksinat anti-COVID, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u shpreh se nuk i kanë të gjitha shifrat, por sipas saj këto të dhëna i ka IKSHP.
“Ne i marrim të informata nga shkollat për rastet që identifikohen si raste pozitive ndërkaq IKSHP është institucioni që jep të dhëna të detajuara në lidhjen me vaksinim. Si ministri nuk i kemi për të gjitha rastet, ka të dhëna por unë nuk mund t’iu referohem sepse nuk besoj që janë të sakta të dhënat që i kemi”, theksoi ajo.
Për përcjelljen e situatën pandemike dhe infektimet në shkolla, Nagavci tha se po bëhen testime të nxënësve nga IKSHP, por tashmë edhe në Prishtinë ka nis shpërndarja e testeve rapide që menaxhohen nga mësimdhënësit.
“Përcjellja e situatës nëpër shkolla po bëhet në vazhdimësi ka raste kur testimi bëhet në Institut apo qendrat që ka hapur MSH, por ka raste sikur në komunën e Prishtinës ku janë hapur një numër i madh i testeve ku po menaxhohen nga mësimdhënësit sepse janë praktike apo lehtë të përdorshme një praktik të tillë e pash në situatën në ‘Ismaili Qemajl’”, tha ajo.
Rekomandimet që kanë dal për rishikim të masave në takimin e sotëm të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike ka rekomanduar masat e reja anti-COVID, ku rekomandimet e dala nga ky komitet për rishikim të masave pritet që sot apo të premten në mëngjes të dërgohen për miratim në Qeveri të Kosovës.
Vetëm të mërkurën u regjistruan 2050 raste të reja pozitive, e nga kjo shifër mbi 600 ishin të moshës nën 19-vjeçare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/251514131-e1739017538986-780x439.jpg)
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475573590_1050156507141224_3615576832217983322_n-780x439.jpg)
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
![QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/QMK-780x439.jpg)
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti