LAJMI I FUNDIT:

Tetë diplomatë ndërkombëtarë, në mesin e tyre Wesley Clark, Walker e Kouchner, pritet të dëshmojnë pro Thaçit në Hagë

Tetë diplomatë ndërkombëtarë, në mesin e tyre Wesley Clark, Walker e Kouchner, pritet të dëshmojnë pro Thaçit në Hagë

Tetë diplomatë të lartë ndërkombëtarë, pritet të japin dëshminë e tyre në Dhomat e Specializuara të Hagës pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati Gregory Keohe ka dorëzuar parashtresën me emra dëshmitarësh të cilët, sipas tij, kanë pasur kontakte me Thaçin.

Në parashtresën e avokatit Keohe, si dëshmitarë që do të dëshmojnë në këtë gjykim janë ish-komandanti i forcave të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ish-shefi i UNMIK-ut, Bernard Kouchner dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.


Pos këtyre si dëshmitarë përmenden edhe Steve Bennett, ish-drejtor i Misionit të OSBE-së për Edukim dhe Zhvillim Policor, Jock Covey, zëvendësdrejtor i UNMIK-ut dhe  ish-këshilltari politik i Clarkut, Michael Durkee.

Në vijim avokati ka sqaruar se këta dëshmitarë do të tregojnë ndërveprimet e tyre me Thaçin, duke përfshirë sjelljen, qëndrimet që janë relevante për akuzat kundër tij.

Keohe ka thënë se këta dëshmitarë janë në moshë të  shtyrë andaj ka kërkuar nga gjykatësi që të marrë masa për marrjen në pyetje qysh tani.

“Këta 9 dëshmitarë janë në moshë të shtyrë nga 77 deri në 88-vjeç dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore. Rrjedhimisht, ekziston një rrezik që provat e tyre mund të mos jenë të disponueshme në gjykim.  Prandaj, në bazë të Rregullës 99, ekziston nevoja për një mundësi unike hetimore siç përcaktohet më poshtë për secilin prej këtyre 9 dëshmitarëve, për të siguruar ruajtjen e provave të tyre përpara se të fillojë gjykimi” -thuhet në parashtresën e avokatit, raporton Kallxo.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ndaj tyre po rëndojnë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori