Site icon Telegrafi

Testojeni trurin me këtë iluzion optik – gjejeni karotën e fshehur në mesin e figurave të pashkëve

Festimet e Pashkëve kanë arritur kulmin, dhe shumë prej jush do të përpiqeni të shijoni ëmbëlsirën e radhës me çokollatë ndërsa relaksoheni me miqtë dhe familjen.

Ky iluzion optik mund të jetë shpërqendrimi që ju nevojitet për të ndaluar veten nga “rënia në koma” si shkak i ngrënies së tepërt të çokollatës.

Këto lojëra truri mund të jenë një mënyrë e shkëlqyeshme për ta testuar trurin tuaj teksa ai përpiqet të kuptojë se çfarë fshihet në këtë imazh tejet konfuz – por ju duhet të tregoheni të durueshëm deri sa ta bëni atë, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Kjo enigmë me tematikë të Pashkëve mund t’iu bëjë që ta kruano kokën pasi e teston mënyrën se sa mire ju mund ta analizoni një fotografi dhe të provoni që të pikasni diçka që është fshehur nën sipërfaqe.

Iluzioni, i lëshuar nga Watches2U, përmban një skenë të lumtur Pashke me disa lepurushë shumë të dashur, të gëzueshëm dhe të rrethuar nga vezët e Pashkëve. Por e fshehur diku nuk është gjë tjetër veçse një karotë të cilën duhet ta gjurmosh – që nuk është një detyrë e lehtë.

Për disa prej jush kjo mund të jetë vërtet e lehtë dhe mund ta gjeni karotën brenda disa sekondash. Por, për shumë prej nesh është një sfidë e ndërlikuar dhe mund t’ju duhet ndihmë shtesë.

Nëse ky jeni ju, hidhni një sy në pjesën e sipërme djathtas të figurës dhe shikoni nëse mund ta dalloni atë. Tani, nëse ende nuk mund ta dalloni atë, atëherë shikoni imazhin më poshtë dhe do të shihni se ne kemi bërë detyrën e vështirë dhe e kemi gjetur për ju. /Telegrafi/

Exit mobile version