LAJMI I FUNDIT:

Tesla Roadster SpaceX deri në 100 km / orë në 1,1 sekonda

Tesla Roadster SpaceX deri në 100 km / orë në 1,1 sekonda

Roadster do të jetë një shtesë e re në ofertën e Tesla pasi të hyjë në prodhim.

Kanë kaluar tre vjet e gjysmë që nga zbulimi i Tesla Roadster dhe momenti kur shumë nuk besuan se do të shfaqej një veturë me performancën e njoftuar.

Siç njoftoi kompania Tesla, Tesla Roadster me paketën SpaceX do të jetë një veturë spektakolare që do të jetë në gjendje të përshpejtojë në 100 km / orë në vetëm 1,1 sekonda, transmeton Telegrafi.


Koha e nxitimit u zbulua disi me ndrojtje, kush e vuri re e vuri re.

Kur një zotëri i caktuar vizitoi Muzeun e Automjetit Petersen në Kaliforni disa ditë më parë, ai bëri disa fotografi të prototipit Roadster, me përshkrimin e mëposhtëm në kornizë: ‘(…) koha nga 0-100 km / orë në 1,1 sekonda’

Sido që të jetë, vetëm 1.000 vetura me paketën SpaceX do të jenë në shitje, dhe besohet që nga viti 2022. /Telegrafi/