Tesla po përgatitet që të rrisë prodhimin, teksa drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u tha aksionarëve se kompania e veturave elektrike po synon prodhimin e 20 milionë makinave të reja në vit.
Shefi i Tesla tha se numri i prodhimit mesatar nga çdo fabrikë do të rritet nga numri aktual prej 1.5 milion makina, në 2 milionë makina në vit, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
Objektivi i ri do të thotë që të paktën 10 nga gigafabrikat e kompanisë do të duhet që të operojnë, dhe kur mesatarja e prodhimit do të rritet në 2 milionë, atëherë shifra e prodhimit vjetor do të shkojë në 20 milionë vetura të reja të prodhuara në vit.
Toyota, kompania më e madhe e veturave në botë, gjatë vitit 2021 kishte shitur rreth 10.5 milionë vetura, me Volkswagen që zuri vendin e dytë me 9.3 milionë shitje të raportuara.
Tesla gjatë vitit 2021 kishte raportuar 936,000 vetura të reja të prodhuara.
Musk bëri të ditur se dy fabrikat e reja të Tesla me vendndodhje në Gjermani dhe Teksas po punonin rreth zgjidhjes së “10,000” problemeve të vogla, pavarësisht se të dyja kishin një normë të prodhimit të 1.5 milion veturave.
Elon tutje shtoi: “Nëse çdo gjë shkon sipas planit, nga viti 2022 do të dalim me një normë vjetore prej 2 milionë veturave”.
Çelësi i përfitimit afatgjatë të Tesla-s është prodhimi i saj, deklaroi Musk në takimin e tij me aksionarët, teksa prodhuesi i makinave revolucionarizon procesin e prodhimit me “Giga Pressin” e saj, i cili zëvendëson qindra pjesë prej çeliku të salduara duke krijuar një copëz të madhe alumini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Audi R8 kthehet si hibrid me 1,000 kuaj fuqi i bazuar në Lamborghini Temerario?

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Filtri i bllokuar i karburantit: Cilat janë simptomat dhe kur duhet zëvendësuar?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa