Shefi i Teslës, Elon Musk, ka marrë një paketë pagese rekord që mund të arrijë afërsisht 1 trilion dollarë, e miratuar nga 75 për qind e aksionarëve në mbledhjen vjetore të kompanisë.

Musk, njeriu më i pasur në botë, duhet të rrisë ndjeshëm vlerën e tregut të Teslës gjatë 10 viteve të ardhshme dhe të përmbushë objektiva të ndryshme, për të fituar qindra miliona aksione të reja.


Gjatë mbledhjes, Musk foli për robotin Optimus, duke shkaktuar zhgënjim tek ata që prisnin fokus tek biznesi i makinave elektrike, raporton bbc.

Ai gjithashtu përmendi funksionin FSD (vetë-drejtues) dhe tha se kompania ishte gati të lejonte shoferët të “dërgonin mesazhe dhe të ngisnin njëkohësisht.” Rregullatorët amerikanë po hetojnë këtë funksion pas incidenteve të shumta.

Tesla ka pasur rritje të aksioneve mbi 62 për qind gjatë gjashtë muajve të fundit, por shitjet kanë rënë që kur Musk u afrua me ish-presidentin Trump.

Disa investitorë institucionalë, përfshirë fondin sovran të Norvegjisë dhe CalPERS, refuzuan paketën e re, duke e bërë Musk më të varur nga aksionarët privatë.

Analistët e shohin Musk si një vizionar dhe “aset kryesor të Teslës,” por disa kritikojnë ndikimin e tij politik dhe polarizimin që ka shkaktuar, ndërsa sfidat e kompanisë përfshijnë konkurrencën në robotaxi dhe performancën financiare. /Telegrafi/