Një terrorist i “Al Qaeda”-s, dikur i torturuar, duket se po përjeton çastet më të mira të jetës së tij, edhe pse i është privuar liria.
Ai jeton si të ishte një mbret në burgun e Guantanamos, në Kubë, teksa konsumon biskota me shije luleshtrydheje, darka me mish lepuri dhe në televizor sheh episodet e fundit të “sit com”-it “Arrested Development”.
Ahmed al Darbi, 42 vjeç, i cili ka pranuar ndihmën e tij për një sulm ndaj një çisterne nafte pranë Jemenit në vitin 2002, shijoi vaktin e ëmbël pasi spiunoi terroristët e tjerë, raporton “Miami Herald”. Ai pritet gjithashtu të dëshmojë përpara prokurorëve gjatë dy çështjeve gjyqësore që priten të zhvillohen.
Si shpërblim, ai i kalon ditët e tij duke u rehatuar në një qeli në formë shtëpie, ku mund të kujdeset për kopshtin, të pikturojë dhe të ushtrohet fizikisht, sipas dëshmisë që është siguruar nga e përditshmja amerikane. Veç këtyre, ai shijon edhe ëmbëlsira të tjera si bakllavaja, apo byrek me arra.
Mes gatimeve që spikasin janë edhe ato të përpunuara, si ushqime vegjetariane, karkaleca, lepuj dhe pula, por ka luksin të porosisë edhe produkte të tjera kulinarie me erëza të shumta.
Plot 4 vite më parë, Darbi pranoi fajësinë se ishte bashkëpunëtor në sulmin e “Al Qaeda”-s në vitin 2002 ndaj cisternës franceze të naftës në ujërat e Jemenit. Kunati i tij, Khalid al-Mihdhar është autor i rrëmbimit të një prej avionëve të sulmit të 11 shtatorit në SHBA, atij që fluturoi mbi Pentagon.
Por, vitin e kaluar ai dha një dëshmi që mund të përdoret si provë kundër të konsideruarit “truri” i sulmit ndaj cisternës, Abd al-Rahim al-Nashiri. Mes dëshmive të tij, ai ka rrëfyer edhe jetën e tij si xhihadist i “Al Qaeda”-s. Që kur pranoi fajësinë, Darbit i lejohet një laptop personal dhe i janë dhënë edhe disa DVD për të ndjekur “sit com”-in amerikan, “Arrested Development”, ku protagonistë janë Portia de Rossi dhe Jason Bateman, që transmetohet nga platforma “online” “Netflix”. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët