LAJMI I FUNDIT:

Tërpenovski: Këshilli i prokurorëve publik duhet të bashkëpunojë me prokuroren Janeva

Tërpenovski: Këshilli i prokurorëve publik duhet të bashkëpunojë me prokuroren Janeva

Në një intervistë për portalin ”Nova”, ish-prokurori publik Jovan Tërpenovski, e konsideron si të habitshme dhe nënçmuese deklaratën e Këshillit të prokurorëve publik (KPP), për të mos ia dhënë PSP-së lëndët e kërkuara, në rast se prokurorja speciale Katica Janeva, nuk do të paraqitet në mbledhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tërpenovski mendon se nuk ka kornizë ligjore e cila i lidh këto dy çështje, ndërkaq sjelljen e KPP-së e konsideron të ngjashme si atë të institucioneve tjera ndaj PSP-së. Qëndrimin e tij e bazon në autonominë e garantuar të PSP-së, prandaj thotë se KPP-ja duhet të bashkëpunojë dhe t’i dorëzojë lëndët të cilat Specialja i konsideron se janë pjesë e përgjimeve të paligjshme./Telegrafi/