Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, po ia ndërtojnë dosjet njëra-tjetrës për Gjykatën Speciale, dukë thënë se kjo po ndodh “dy-tri ditë qëkur PAN nuk po mund të formojë qeverinë”.
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi të dërguar në Gazetën Express, ka thënë se “derisa ne e hamë njëri tjetrin kështu, në anën tjetër Serbia i fërkon duart me kënaqësi…”
Në shkrimin të titulluar “Dosjet e ‘gatshme’ për Gjykatën Speciale”, Tërmkolli tha se akuzat e rënda në mes të PDK-së dhe AAK-së, pastaj mes PDK-së e Nisma-s dhe së fundi mes PDK-së dhe LVV-së, tregojnë se kë këta po ia ndërtojnë dosjet njëra-tjetrës për Gjykatë Speciale.
“Ndërsa në fund, pas gjithë këtyre i turren LDK-së, duke thënë se LDK ua paska bërë dosjet!”, tha ajo.
Ky është shkrimi i plotë i Melihate Tërmkollit:
Dosjet e “gatshme” për Gjykatën Speciale
Në kohë krizash politike, sidomos ato “pas zgjedhore”, sikur është bërë normale në Kosovë, që eksponentë të partive politike të shpërthejnë në fyerje, banalitete nga më të rëndat e deri në akuza për krime e vrasje, gati me emër e mbiemër të “vrasësve”.
Jo shumë larg kohë, pati akuza të rënda mes PDK-së dhe AAK-së, pastaj mes PDK-së e Nisma-s dhe së fundi mes PDK-së e LVV-së.
Këto dy tri ditë, qëkur PAN nuk po mund të formojë as qeveri as të zgjedhë kryeparlamentarin dhe kur jemi gati para një krize të re institucionale, janë shpërfaqur me të madhe akuza për vrasje (të pasluftës) kundër LVV-së nga eksponentë të PDK (hiq më pak se nënkryetari i saj), dhe akuzat e LVV-së për krime të PDK-së e SHIK-ut.
Dhe si zakonisht ( e tmerrshme!), Kryeprokurori, heshtë! Heshtin të gjithë prokurorët, të gjithë gjyqtarët! Pra, politika jonë mbetet ende tepër e kriminalizuar, ndërsa organet e drejtësisë ende të kapura, kokë e këmbë, nga këta “politikanë”.
Kjo, nuk mund të shpjegohet ndryshe, mbase veq si një pajtim i heshtur, që vetë këta “politikanë”, të përgadisin për njëri tjetrin dosjet për Gjykatën Speciale.
Ndërsa në fund, pas gjithë këtyre i turren LDK-së, duke thënë se LDK ua paska bërë dosjet!
Dhe derisa ne “e hamë” njëri tjetrin kështu (sepse krimi zbulohet një ditë), në anën tjetër Serbia i fërkon duart me knaqësi, duke parë që këta “politikanë” po punojnë në interes të saj edhe pa kërkuar asnjëherë publikisht një favor të tillë. Të përkujtojmë se Presidenti i Serbisë ka hapur në Serbi një debat të gjerë shoqëror “për Kosovën”.
S’ka dert, se punët tona i kryen Amerika dhe Evropa!
Melihate Tërmkolli
06.08.2017
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës