LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli, akuza ndaj Akademisë së Shkencave: Masakruan Fjalorin Enciklopedik, futen familjarët e vet aty

Tërmkolli, akuza ndaj Akademisë së Shkencave: Masakruan Fjalorin Enciklopedik, futen familjarët e vet aty

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka hedhur akuza ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK).

“Fjalori enciklopedik është masakruar. Ai është ndërtuar mbi baza politike. Kush e ka pasur fuqinë politike ka ndërhyrë. Por jo vetëm fuqi politike. I ka ardhur radha aty edhe Mehmet Krajës të fusë të gjithë familjarët e tij e ka lënë shumë çështje tjera me rëndësi pa vendosur aty”.

Tërmkolli ka akuzuar edhe avancimet në akademi.


“Dy tri shkrime njeri i ka shkruar në gazeta dhe bëhet akademikë. Po çfarë akademiku more”.

Ish-deputetja thotë se Frashër Demaj u sulmua për shkak se ai është deputet i LDK-së jo për diçka tjetër që lidhet me librin e kontestuar.

“Jurishnikat e Vetëvendosjes e sulmuan atë për arsye politike. Mehmet Kraja është bërë militantë i Vetëvendosjes”.

Tërmkolli thotë se është shumë shqetësues fakti se në “Projektin e historisë së përbashkët” thuhet se pas ndërhyrjes së NATO-s nga Kosova janë larguar 100 mijë serb.

Tërmkolli: “Projekti i historisë së përbashkët”, kulmi i marrëzisë sonë që nga paslufta
Lexo po ashtu Tërmkolli: “Projekti i historisë së përbashkët”, kulmi i marrëzisë sonë që nga paslufta

“Disa faqe më pas në atë libër thuhet se nga Kosova janë larguar 200 mijë serb. As në regjistrimet e fundit para luftës që ka bërë ushtria [serbe] në Kosovë nuk kanë dalë 200 mijë serb. Tash llogariteni, 100 mijë serb janë në Kosovë edhe 200 mijë te tjerë dalin të larguar?!”, tha ndër të tjera Melihate Tërmkolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori