Tërmeti në Turqi dhe Siri: Si ka ndihmuar Twitter në gjetjen e të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja

Qindra mijëra mesazhe për ndihmë i vërshuan platformat e rrjeteve sociale si pasojë e tërmetit që lëkundi Turqinë dhe Sirinë në mengjesin e së hënës së kaluar.
“Ju lutemi dërgoni ndihmë, jemi gjallë, kjo është adresa jonë e vendbanimit”, shkruajtën disa të mbijetuar, përderisa mesazhet e tjera u postuan në emër të atyre që kishin mbetur ende të bllokuar nën rrënoja.
Sipas platformës online të të dhënave Statista, 16.1 milionë turq e kanë përdorur Twitter-in gjatë muajit janar, duke e bërë atë vendin e shtatë më të madh për sa i përket përdoruesve më aktivë në platformën e rrjeteve sociale, raporton Euronews, transmeton Telegrafi.
Në kohën kur një termet i dytë i madh e goditi vendin në zonën e njëjtë gjatë pasdites së hershme, qindra zhvillues, kodues dhe vullnetarë online nga Turqia veçse ishin organizuar duke përdorur të dhëna nga platformat e mediave sociale si Twitter dhe Instagram.
“Menaxhimi i katastrofave nuk duhet të jetë aq i varur nga sektori privat, por vështirësitë në menaxhimin e krizave i kanë detyruar njerëzit që ta bëjnë këtë”, deklaroi Sedat Kapanoğlu, një nga koduesit më të njohur në Turqi dhe një mbështetës i Açık Yazılım Ağı (Open Software Group), grup ky i cili tani i numëron mbi 21 mijë vullnetarë në radhët e tij.
Një nga projektet që vullnetarët e teknologjisë e kanë zhvilluar është “Afetharita.com” – e që është një “hartë e katastrofave” – që përdorë inteligjencën artificiale për të vizualizuar kërkesat për asistencë që postohen në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, ekipi u pengua nga kufizimet e API-së të Twitter (një ndërfaqe që lejon dy softuer të komunikojnë me një tjetër).
Kapanoğlu i bëri një kërkesë të drejtpërdrejtë Elon Musk për të hapur qasjen në të, por pastaj ajo u bë e panevojshme falë një vale të mbështetjes popullore për projektin e hartës.
“Ne i kemi shkruar Elon Musk-ut në lidhje me API-në e Twitter, por pastaj neve na u afruan disa njerëz të cilët ofruan qasjen tyre të zgjeruar në API, dhe prandaj ne nuk kishim nevojë më për ndihmë shtesë nga Musk”, deklaron Furkan Kılıç, një nga zhvilluesit kryesorë pas Open Software Network.
Sipas shifrave të fundit zyrtare, mbi 33,000 njerëz kanë vdekur deri më tani pas dy tërmeteve, dhe me motin e ftohtë të dimrit, shanset që më shumë të mbijetuar të gjenden të gjallë në rrënoja po pakësohen.
Ndërsa disa janë ankuar në mediat sociale për reagimin e ngadaltë të agjencisë së shpëtimit të qeverisë, afetharita.com ndau të dhënat e saj me OJQ-të në mënyrë që ato të mund të ofronin kërkim dhe shpëtim në vendet e duhura.
“Këto të dhëna mund të ndahen edhe me institucionet shtetërore nëse ata kërkojnë”, thotë Kılıç.
Por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se vetëm një hartë nuk mund të shpëtojë jetë.
“Ne nuk e dimë se sa jetë u shpëtuan me këtë hartë, më së shumti që mund të bëjë është t’u tregojë informacionin e vendndodhjes ekipeve të shpëtimit”, tha ai për Euronews Next.
Vendimi i qeverisë turke për të bllokuar përkohësisht Twitter të mërkurën për shkak të “shqetësimeve të dezinformimit” u prit me mosbesim tek përdoruesit e platformës.
Sipas Kapanoğlu, përpilimi i të dhënave nga Twitter u prek gjithashtu nga masa.
“Viktimat e tërmetit që kishin të instaluar vetëm Twitter në telefonat e tyre po bënin që zërat e tyre të dëgjoheshin atje”, bëri të ditur ai.
Por, ekipi i zhvilluesve vullnetarë janë të prirur për të “mprehur” aftësitë e tyre dhe për të vazhduar zhvillimin e projekteve me burim të hapur.
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë sisteme që mund të funksionojnë nën çdo lloj ngarkese për OJQ-të dhe institucionet shtetërore në rast të një fatkeqësie të mundshme, të cilën shpresoj se nuk do ta përjetojmë më kurrë dhe nuk do të kemi nevojë ta përdorim kurrë”, deklaroi Kılıç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu
Huawei do të hiqet nga rrjetet 5G në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2027

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker