Tërmeti që ndodhi sot pasdite me intensitet prej 4.9 ballë shkaktoi rrëshqitje të madhe të dheut.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut është bllokuar edhe rruga Mavrovë - Dibër.


Tërmeti i sotëm vjen si pasgoditje nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi gjatë orëve të mëngjesit.

Momentalisht nuk janë raportuar dëme të tjera, ndërsa në 12 orët e fundit, krahas dy tërmeteve me intesitet të lartë ka pasur edhe disa dridhje të tjera./Telegrafi/